3 Nëntor, 2017

U ndanë dhe u zunë në Instagram, Benardi shpërthen me fjalë të rënda për Xhenin


Edhe pse u duk se ishte i vetmi çift nga Big Brother i cili po i rezistonte ndarjes, veç Fotinisë dhe Danjelit të cilët tashmë janë të martuar, edhe Xheni dhe Benardi u ndanë duke iu bashkuar të gjitha çifteve të tjera që u lidhën këtë edicion.

Por duket se ndarja e tyre nuk erdhi edhe aq paqësisht, pasi ata kanë filluar të zihen edhe në rrjetet sociale. Pasi i kërkoi që të fshinte dhe një foto që kishte mbetur prej tyre në Instagram, Benardi ka postuar një status ku ka shkruar se janë ndarë përfundimisht me Xhenin duke shtuar se ajo ka rënë shumë poshtë.

Ndërkohë nga ana tjetër Xheni ka postuar një shprehje ku thuhet se do të “lëndoheni në shpirt aq sa shpirtra keni lënduar dhe se do të mërziteni aq sa keni mërzitur të tjetër”.

Nga postimi i saj lihet të kuptohet se personi që po e vuan më shumë ndarjen është pikërisht ajo, ndërsa Benardi e ka kthyer në inat atë çfarë ndiente për bukuroshen brune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al