1 Maj, 2022

U tha se ishte i fejuar dhe me fëmijë/ Ish-konkurrenti i Për’puthen sqaron si qëndron e vërteta


Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Bledi Beqiri është njëri nga djemtë i cili u largua nga programi pak javë më parë duke shpjeguar se vendimi i tij erdhi nga arsye “personale dhe familjare” pa dhënë detaje.

Bledi ishte i ftuar në emisionin “Explus” teksa ka sqaruar disa thashetheme se gjatë periudhës që ai ka qëndruar në program në kërkim të dashurisë ai ka qenë i fejuar dhe me fëmijë.

Ish-konkurrenti hodhi poshtë këto spekulime teksa është shprehur:

“Jo jo. Nuk kam qenë as i fejuar as i martuar as i divorcuar as me fëmijë. Postoj shpesh një vajzë të vogël në Instagram por ajo është mbesa ime.”

Bledi është një konkurrent mjaft i përfolur i programit, i cili ka zhvilluar disa takime romantike me vajza të ndryshme. Takimi i fundit ishte ai me Laureta Zybën, ku dukej se mes dyshes kishte shumë afrimitet. Megjithatë, pas kësaj, Bledi lajmëroi largimin e tij nga Për’Puthen nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Përshëndetje të gjithëvë.Rrugëtimit tim në “Për’puthen” i erdhi fundi, unë nuk do të jem më pjesë e “Për’puthen” për disa arsye personale familjare ku do më duhet të largohem, më vjen keq që nuk arrita në përfundimin që unë doja të dilja me dikë bashkë… Por gjithmonë do të ngelet një eksperience shumë e bukur për mua dhe nuk do të harroj asnjëherë të gjitha momentet që kaluam bashkë, si të mirë si të keqe” – shkroi ai pak kohë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al