8 Dhjetor, 2022

Zbulohet banori i katërt në Big Brother Vip Albania?


Në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm të cilët thuhen se do të jenë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar një tjetër personazh. Sipas “Bordo” Lei Kraja ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të njëjtat burime kanë shtuar se moderatorja sportive është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.

Ne na mbetet të presim edhe pak ditë për të zbuluar nëse Lei do të jetë vërtetë një nga konkurentet.

Po qarkullon lajmi se pjesë e shtëpisë së famshme do të bëhen moderatorja e njohur Kiara Tito dhe blogerja Jori Delli.

Jori Delli, la passione per il Milan e la sfilata a Tiki Taka FOTO | Primapagina | Calciomercato.comDhe pse nuk ende një konfirmim zyrtar nga vajzat, “Kryefjala” ka zbuluar një emër tjetër. Mirëpo, këtë herë bëhet fjalë për një nga meshkujt e lojës, i cili thuhet se do të jetë koreografi Albi Nako.

Albi Nako në një lidhje të re, partnerja e tij më e madhe në moshë

 “Big Brother, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti,  është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me Big Brother-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e Big Brother-it, u bënë fansa të tyre; nuk është se e ndiqnin Big Brother-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prap.”- shtoi Arbana Osmani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al