13 Maj, 2022

“Uroj të jesh gjallë vitin tjetër!” Alban Ramosaj reagon ashpër pas deklaratës së Agim Doçit: Kurse rakinë në daljet televizive


Alban Ramosaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së Agim Doçit. 

Poeti dhe autori i shumë këngëve tha në një intervistë se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

Teksa ka publikuar videon në Instagram Albani e cilëson deklaratën e tij si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi. Ai përmend përfaqësimin e Rona Nishliut në Eurovision e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë. “Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbyll shkrimin Albani.

Statusi i plotë
“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”)
Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)
E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?
Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.
Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.
Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!
Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.
Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al