20 Korrik, 2024

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndërmerr hapin përfundimtar për të ndryshuar mbiemrin/ Nxjerr lajmërimin në gazetë – “Kush ka kundërshtime të paraqitet në gjykatë”


Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie , Shiloh , po ndërmerr hapin tjetër për të hequr mbiemrin e babait të saj. Ajo po bën gjithçka për ta përshpejtuar procesin gjyqësor  dhe t’i bëjë të gjitha zyrtare.

Shiloh, e cila sapo mbushi 18 vjeç së fundmi nxori një lajmërim në gazetën “LA Times” për të njoftuar se do të bënte një peticion për të hequr “Pitt” nga mbiemri i saj.

Shiloh bëri kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj nga Shiloh Nouvel Jolie-Pitt në Shiloh Nouvel Jolie, sipas njoftimit të nxjerrë në  gazetë. Ajo gjithashtu ka thënë se kushdo që ka kundërshtime ndaj peticionit duhet të paraqitet në gjykatë këtë muaj. Përndryshe, ajo do të vazhdojë me planin e saj.

Siç thamë Shiloh e paraqiti peticionin sapo ajo mbushi 18 vjeç në Maj, kështu që është e qartë se ajo është e vendosur për ta përfunduar këtë ndryshim emri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe motra e vogël e Shiloh, Vivienne , e hoqi “Pitt” nga mbiemri i saj në Playbill për “The Outsiders” dhe vëllezërit e motrat e saj thuhet se nuk e përdorin më “Pitt”.

Angelina dhe Brad janë duke u grindur në gjykatë edhe sot e kësaj dite për kantinën e tyre . Ata e paraqitën kërkesën për divorc rreth 8 vjet më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al