Aktorja Egla Ceno ditën e sotme është përjashtuar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, për shkak të sjelljeve të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme në këtë shtëpi, ku e fundit ishte ajo me Meriton Mjekiqin.
Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “BBVIP”, përmes së cilit banorët u informuan se përveç Eglës një vendim i dytë do merret të martën edhe për Ilnisa Agollin dhe Meritonin.
“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.
“Të uroj fat dhe më vjen shumë keq”- i tha Meritoni banores.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram