30 Tetor, 2017

VIDEO/ Flet ish-drejtori i shkollës ku ka punuar Adela: Ishte 20 vjeç kur…


 

Me qindra qytetarë të Kavajës, kolegë të saj, miq e bashkëpunëtorë të ngushtë, i kanë dhënë lamtumirën Adelajda Xhamanit, vajzës dhe gazetares nga Kavaja e cila u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë.

Homazhet për nder të saj janë zhvilluar në kinemanë Aleksandër Moisiu në qytetin e Kavajës, ku ngushëllimet janë pritur prej 2 prindërve e familjarëve të gazetares 31-vjeccare. Qytetarët e Kavajës, e miqtë e shumtë iu drejtuan homazheve me kurora e tufa me lule.

 

Ervin Kurti, Dorina Mema, Eraldo Rexho, Fatmira Nikolli etj ishin miqtë e saj të ngushtë, me të cilët kishte pasur edhe kontaktet e fundit para se të ndërronte jetë si pasojë e arrestit kardiak në apartamentin e saj ku qëndronte në Tiranë.

Adelajda deri pak kohë më parë ishte pjesë e stafit të News24 dhe e Gazetës Shqiptare, në emisionin e mëngjesit.

Në Kavajë në qytetin e lindjes janë kthyer edhe Neda Balluku, e cila një vit pas Adelajdës mori pjesë në Big Brother. Sot Neda ka një dedikim për bashkëqytetaren e saj të mirë.

“Adela na bëri të gjithëve për vete, ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë”.

Këtë mesazh përcjell Beqir Curumi ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Madh për Adelajdën mësuesen nga Kavaja e cila në moshën 20-vjeccare nisi punën si mësuese.

 

“Adela erdhi për herë të parë mësuese në këtë shkollë, ishte 20 vjeçe, ishte viti 2006. Ishte më e vogla e kolektivit arsimor, më gazmorja e më hokatarja. Adela na bëri të gjithëve për vete. Ajo na tregoi se me punë arrihet gjithçka në jetë, këtë mesazh përcjell ish-drejtori i shkollës së Komunës Luz i Vogël. E fitoi besimin e mësuesve por edhe respektin e të gjithë nxënësve. Ne e pamë karrierën e saj në ngjitje të media dhe ishim krenarë për të. Na ka helmuar ikja e saj, na krijuar dhimbje”, thotë ai mes lotëve.

 

Në orën 14:00 trupi i Adelajda Xhamanit u përcoll për në banesën e fundit duke lënë pas mesazhin se nja vajzë nga periferia , mund t’ia dalë, duke thyer mentalitetin e bashkëqytetarëve të saj për të ndjekur ëndrrat dhe jetën. Lule të bardha janë hedhur mbi arkëmortin e saj.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 31-vjeccare krejt papritur ka shkaktuar dhimbje tek të gjithë ata që e njohën në jetën reale, apo vetëm nëpërmjet televizionit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al