15 Nëntor, 2018

VIDEO-FOTO/ Afera seksuale me Presidentin, Monica Lewinsky: Çfarë ndodhi me Bill Clinton në banjën e Shtëpisë së Bardhë…


Monica Lewinsky u bë e njohur për aferën me ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Clinton, teksa ky i fundit drejtonte Shtëpinë e Bardhë dhe ishte i martuar me Hillary Clinton (bashkëshorten aktuale).

Monica Lewinsky ka folur edhe herë të tjera për aferën seksuale që ka pasur me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton. Por, tashmë ajo ka rrëfyer në një dokumentar të përbërë nga disa seri për lidhjen jashtë martesore që Presidenti Clinton kishte me të.

Seritë do të transmetohen nga data 18 Nëntor, megjithatë Monica Lewinsky ka ndarë paraprakisht disa detaje. Ajo flet për marrëdhënie seksuale që pati me Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë. Monica Lewinsky, që në atë kohë 22 vjeç, kujton takimin në zyrën e Presidentit në vitin 1997.

“Ne u zhvendosëm në banjo dhe ishim më intime. Më kushtoi vëmendje dhe unë u tregova reciproke. Deri në atë pikë ai gjithmonë ishte ndalur”, thotë Lewinsky.

Pasi doli nga tualeti, ajo zbuloi se fustani i saj i zi kishte një njollë. Fillimisht nuk e kishte vënë re, tregon Monica Lewinsky, dhe asnjë nga personat e tjerë që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë nuk i tha asgjë. Më pas, zbuloi se njolla ishte fara e Presidentit.

Ajo gjithashtu ka treguar se kishte një fiksim për Clinton dhe shpesh flirtonte me të, duke lënë si ‘padashje’ të ekspozuar të brendshmet e saj, në mënyrë që ti tërhiqte vëmendjen kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Lewinsky ka treguar se, kur u zbulua marrëdhënie tyre është ndjerë shumë keq dhe ka menduar vetëvrasjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al