23 Janar, 2018

VIDEO/ “Ju dua”, këngëtari grek deklaratë dashurie për popullin shqiptar


Një deklaratë e fortë dashurie vjen për popullin shqiptar nga një këngëtar grek. Është pikërisht Lefteris Pantazis,  i cili prej vitesh bashkëpunon me këngëtarin shqiptar Deviz Xherahu.

Dy këngëtarët e njohur po përgatisin një këngë të re, ku prezantimin do ta bëjnë para publikut shqiptar në emisionin “Xing me Emalin”.

Në një video të publikuar nga vetë Ermal Mamaqi në llogarinë e tij në “Instagram”, Pantazis teksa ka folur për praninë e tij në emision, e ka përfunduar fjalinë duke thënë në shqip “Ju dua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al