31 Maj, 2023

VIDEO/ Konfirmuan ndarjen disa javë më parë, Getinjo dhe Vivien rikthehen sërish me njëri-tjetrin? Dyshja kapen ‘mat’ së bashku


Ish-çifti Getinjo dhe Vivien Thano kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pasi disa javë më parë ata vendosën t’i jepnin fund romancës së tyre.

Dyshja të cilët u njohën brenda “Big Brother VIP Kosova” nisën një romancë të cilën e vazhduan dhe jashtë shtëpisë, mirëpo nuk zgjati për shumë kohë dhe ata i ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

Ishte Vivien e para që konfirmoi ndarjen nga reperi teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”:

“Unë dhe Geti nuk jemi më bashkë, ndoshta i nxituam gjërat pak më shumë seç duhet”– tha ajo asokohe. E menjëherë pas saj, erdhi dhe reagimi i Getinjos nëpërmjet një videoje në InstaStory ku shprehej se preferonte ta mbante larg syrit të publikut jetën e tij private, por këtë herë ndodhi ndryshe. Më tej reperi shprehej se kishte disa probleme personale dhe çdo lëvizje që ai kishte bërë në rrjetet sociale nuk kishin të bënin aspak me ndarjen e tij.

Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullon një video e dyshes (publikuar nga Indeks.online) ku ata shfaqen duke biseduar së bashku në një kafene në Ferizaj, atje ku jeton dhe reperi.

Nuk dihet nëse dyshja janë rikthyer sërish me njëri-tjetritn apo kanë ruajtur një raport miqësor pas ndarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al