Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi pushimet në ishullin e Hawaiit.
31-vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj foto dhe video nga pushimet luksoze. Këngëtarja me origjinë shqiptare duket mjaft seksi teksa kërcen nën ritmet e muzikës latine, e veshur me bikini.
Videoja e postuar në Tik-Tok-un e saj, ku ajo dukë bërë lëvizje provokuese nxjerr në pah format e saj, ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive.
@beberexhaLololol I tried. Eh Amo o Brazil.♬ Ela Já Tá Louca – Anderson Neiff & John Johnis
Ajo ka ndarë edhe me ndjekësit e Instagrami foto dhe video nga pushimet, ku nuk kanë munguar gjithashtu pozat e nxehta.
Bebe Rexha është komentuar shpesh për format trupore, pasi ndjekësit i vinin në dukje faktin që nuk është aq e dobët sa një personazh publik duhet të jetë. Ajo në një intervistë me ET korrikun e kaluar foli rreth këshillave pozitive për trupin që ajo kishte për fansat e saj.
“Sinqerisht, vetëm qëndroni vetvetja. Vishni ato bikini. Edhe nëse i keni shtuar ato pesë kilogramë ose keni humbur shumë peshë, ose keni strija, vishni bikini. Kujt i intereson. Do të ktheni kokën pas 10 vitesh dhe do të thoni, “Uau, isha shumë joshëse”, tha ajo asokohe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al