17 Janar, 2019

VIDEO/ Pamjet tronditëse, leopardi i rrëmben nënës vajzën 3-vjeçare, fundi tragjik i vogëlushes


Një leopard ka vrarë një vajzë 3-vjeçare, teksa e rrëmbeu atë nga nëna e saj jashtë shtëpisë së tyre në Bengal.

Pranita Oraon dhe e ëma e saj, Puja ishin në oborrin e shtëpisë së tyre, në lagjen e punëtorëve në Alipurduar, kur kafsha i sulmoi të martën mbrëma.

“Daily Mail” shkruan se trupi i vogëlushes u gjet vetëm dy kilometra larg mëngjesin e ditës së nesërme.

“Puja po gatuante para shtëpisë së saj dhe fëmija ishte me të. Kur leopardi mori 3-vjeçaren, nëna vrapoi pas kafshës duke bërtitur që t’i vinin në ndihmë banorët e tjerë”, u shpreh për “Hindustan Times” një mësues lokal, Sibu Chhetri.

Ndërkohë banorët kanë organizuar një protestë kur pylltarët dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes të mërkurën, duke thënë se kishin frikë për fëmijët e tyre për shkak të këtyre ngjarjeve.

Ndërkohë muajin e kaluar, dy djem të moshave 6 dhe 12 u vranë nga një leopard, në po të njëjtën lagje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al