29 Shtator, 2017

Videoja që po thyen rrjetin/ Vogëlushja i “vjedh” kokoshkat Princ Harry por shikoni si reagon ai


Kjo video është bërë virale ditët e fundit duke shkaktuar të qeshura dhe humor pafund. Një vogëlushe 2-vjeçare e cila ishte ulur së bashku me prindërit e saj pranë Princ Harry për të parë një ndeshje që zhvillohej mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës, i ka marrë kokoshkat nga dorë.

Në fillim Princi nuk e vuri re, por pasi e pa se si bukuroshja “po i vidhte” kokoshkat ai ka filluar të luaj dhe të bëj disa mimika komike me të.

E gjithë kjo situatë kaq e këndshme është filmuar dhe më pas ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al