12 Korrik, 2022

Videoja virale e vajzës në klubin e Sarandës/ Moderatorja Fatma Haxhialiu flet për rastin: Ajo është në shok psikologjik dhe ka tentuar vetëvrasjen


Një video e publikuar mbrëmjen e djeshme ka nxitur një reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në videon e xhiruar në një nga clubet e Sarandës, shihet një vajzë në momente intime teksa është në praninë e dy të rinjve, të cilët i qëndrojnë shumë afër. Videoja është shpërndarë menjëherë nëpër media dhe faqe online, ku në disa prej reagimeve që janë bërë pretendohet se vajza në fjalë është dehur dhe shfytëzuar nga dy djemtë që i qëndrojnë afër.

Në lidhje me këtë video ka reaguar moderatorja Fatma Haxhialiu e cila mes të tjerash shkruan se vajza ka qenë e dehur pa vetëdije dhe pas shpërndarjes së videos ka tentuar vetëvrasje.

Postimi i plotë i Fatma Haxhialiut:

Po shikoj nje video qe eshte bere lajm ne disa portale verdalle; nje vajze ne pub qe dukshem duket e dehur dhe jo koshiente nga gjuha e trupit dhe dy qenie amorfe se burra su them dot qe i jargosen si qurre! Ku eshte lajmi ketu, ta zeme se kjo goca me koshience te plote ka dal me dy tipa e puthet ne nje pub…ku eshte lajmi ketu? Ku eshte lajmi ketu, pervecse te denoncohen keta jarget qe nxjerrin video pa miratimin e saj dhe qe nder te tjera duhen denoncuar se eshte qartazi
ABUZIM ME NJE PERSON TE DEHUR DHE JO KOSHIENT!!!!

Pse mbillni kete lloj vreri duke shperndare ne forme lajmi imazhet e nje vajze nen titujt bombastik; VAJZA treshe ne mes te pubit, shikoni cfare ben VAJZA!!!!

PRA VAJZA KJO IMORALE QE BEN VEPRIME TE TURPSHME, nderkohe dy derrat e neveritshem nuk permenden askund!!!!!
Lere me pastaj i treti, shoku qe ka bere videon me kete qellim!!!

Uroj te degjoj se shpejti per arrestin tuaj!!!
Vajza te dashura, denonconi, denonconi, denonconi, e para, e dyta; kujdes me ke dilni, zgjidhni shoqet apo shoqerine, kush te do nuk te le viktime e gallates se dy shtazeve rastesore!!!!
Nqs do dilni vetem, sigurohuni te pini AQ SA te jeni TE NDERGJEGJSHME dhe te keni nen kontroll situaten dhe gjithcka tjeter, SEPSE NUK I ZIHET BESE ASKUJT!
Ndjej keqardhje qe e them kete por ja qe per fat te keq ketu ende fajesohet VIKTIMA DHE FAJI ESHTE I VIKTIMES

Ps; vajza eshte ne shok psikologjik dhe ka tentuar vetevrasjen!
Uroj te ndihen me mire mediat dhe te gjithe ata qe vollen sa munden neper komente!!!

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al