15 Nëntor, 2017

VIP-at që kanë fëmijë me autizëm


Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është sindromë relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuan prej çrregullimeve të spektrit autistik. Edhe disa nëna apo baballarë të kategorisë VIP kanë fëmijë të prekur nga autizmi, nga ajo që në gjuhën e shkencës quhet paaftësi zhvilluese e përjetshme, e cila ndikon në mënyrën si njeriu komunikon apo sillet.

Vetëm para një viti sidomos në shoqërinë amerikane pati një debat të fuqishëm lidhur me zërat pro apo kundër vaksinave për fëmijët.

Një prej zërave më të fuqishëm kundër vaksinave që mund të shkaktojnë këtë çrregullim ka qenë edhe Robert de Niro. Aktori ka një djalë 18-vjeçar me autizëm.

“Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Por askush nuk do të flasë për këtë. Unë nuk jam kundër vaksinave, por jam pro vaksinave të sigurta . Ka shumë debat për këtë çështje. Kjo për shkak se ka shumë njerëz që thonë se fëmija e tyre ka ndryshuar brenda natës pas vaksinës . Gruaja ime më thotë se kështu ka ndodhur edhe me djalin tim. Unë nuk e mbaj mend, por fëmija im është autik. Unë, si prind i një fëmije me autizëm jam i shqetësuar dhe dua të di të vërtetën”, ka thënë De Niro.

Të tjerë personazhe VIP , të cilët kanë lindur fëmijë që vuajnë autizmin janë:

Tommy Hilfiger dhe bashkëshortja e tij Dee Ocleppo kanë dy fëmijë me autizëm

John Travolta dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston kanë pasur një djalë me autizëm. Jett ka vdekur pak vite më parë gjatë një krize të shkaktuar nga ky çrregullim.

 

Toni Braxton ka një djalë me autizëm.

Sylvester Stallone ka një djalë që është diagnostikuar me autizëm në moshën 3-vjeçare.

Jenny McCarthy ka një djalë të diagnostikuar me autizëm në vitin 2002.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al