28 Gusht, 2022

VIPAT NE PLAZH/ Nora dhe Roberti kur ishin çift, por jo seksi. Rosela Gjylbegu, beqarja e përjetshme


Ishin “vite të arta”, kur VIP-at shqiptarë i ndeshnim shpesh në jug të vendit teksa pushonin mes syve kureshtarë dhe syrit të mprehtë të paparacit tonë. Të shumtë kanë qenë personazhet që kemi sjellë për ju ndër vite, duke pasur tashmë mundësinë që të bëjmë edhe një krahasim me ndryshimet e shumta që kanë bërë. Për disa, koha ka mbetur në vend, disa të tjerë kanë ndryshuar edhe statusin e tyre. Por në këto foto objektivi i tyre ishte i njëjtë: të shijonin detin, diellin dhe verën në jug të vendit tonë.

 

ROSELA GJYLBEGU, NOT ME MIKESHAT

Gjithë këto vite në qendër të vëmendjes dhe në sytë e publikut, që kur u bë e njohur nga edicioni i parë i talent show “Ethet”. E megjithatë, është një nga të paktat vajza të spektaklit dhe muzikës, Rosela Gjylbegu, që nuk e kemi parë ndonjëherë të shoqëruar me ndonjë mashkull apo të deklarojë ndonjë lidhje. Edhe në fotot e paparazzit tonë vite më parë në Dhërmi, është e shoqëruar me mikeshat e saj…!! Ëndërr e kemi ta fotografojmë me një djalë!!!

AURELA GAÇE DHE PASIONET E SAJ

Aurela Gaçe ka një pasion të madh përveç muzikës. Ai është sporti dhe dëshira për t’u marrë me fizikun e saj. Si një vajzë me shumë energji, sportet janë ilaçi i duhur. Nuk ka qenë që në rininë e hershme kaq e dhënë pas sportit, por ndryshimin e madh Aurela e bëri gjatë kohës që jetoi në SHBA dhe tani ajo shfaq vazhdimisht materiale në momente stërvitjeje. Pas lindjes së fëmijës së dytë, duket se ka pak vështirësi për t’u rikthyer në formën e saj perfekte, por shikoni pak se sa mirë dukej vetëm një vit pasi solli në jetë vajzën e parë. Fotoja është bërë në plazhin e Dhërmiut, në verën e vitit 2013.

NORA DHE ROBERTI, LARG PAMJES SË TYRE SEKSI

Nora Istrefi dhe Robert Berisha ishin një nga çiftet më të bukur të botës së showbizit shqiptar. Të dy shumë të suksesshëm në karrierat respektive dhe me një familje të konsoliduar, janë gjithashtu dhe shumë të dashur për publikun. Tashmë ata nuk janë më çift bashkë, pas një ndarjeje shumë të përfolur. Fotoja që po sjellim është bërë vite më parë nga paparazzi ynë. Ishte koha kur Nora kishte rruar kokën dhe nuk dukej aq seksi sa tani. Sa mirë që kjo dëshirë i zgjati shumë pak!!

VALBONA SELIMLLARI, NË TOP FORMË SI GJITHNJË

Edhe pse te të 50-at e saj, Valbona Selimllari është rasti më spektakolar i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër, i cili nuk tregon asgjë. Sot nënë e tre fëmijëve, ishmissi i parë shqiptar ka bërë karrierë televizive sporadike, pasi ka preferuar të mos ketë angazhime të plota në televizion. Koha tjetër kanë qenë punë të tjera në administratë dhe përkushtim ndaj familjes. Në këto foto është rreth 6 vite më parë në Dhërmi, bashkë me familjen e saj. Si gjithmonë, në superformë, Valbona nuk zhgënjen asnjëherë me linjat e saj si një vajzë e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al