2 Mars, 2022

Volodymyr Zelensky, Teresa May dhe Edi Rama/ Politikanët që kanë sfiduar kostumin zyrtar në kërcim


Elokuenca për të mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit apo në konferenca të rëndësishme, kalon në plan të dytë në skena spektakli apo në pista kërcimi.

Ashtu siç bëjmë të gjithë gjëra të përditshme apo të zakonshme, duket se për politikanët është pikërisht vallëzimi spontan një rrugë e dobishme për t’i treguar botës se janë njësoj si ne.

Ja disa nga politikanët e njohur në Shqipëri dhe në botë, që provuan sfidat e kercimit

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar studimet e tij për pikturë, ndaj dhe shpesh herë e ka gjetur veten të përfshirë në disa punë artistike. Veç pikturës që e ushtron në kohë të lirë, Rama dikur ka kënduar me grupin “West Side Family” këngën “Tirona” e cila u bë e famshme dhe u këndua nga të gjithë në atë kohë.

Po që Rama ka marrë pjesë në një spektakël kërcimi si “Dancing With the Stars” dhe ka kërcyer aty para jurisë dhe publikut me moderatorin e atij programi asokohe, Alketa Vejsiu e keni ditur?

Në edicionin e parë të “DWTHS”, Alketa Vejsiu e cila bashkëprezantonte me Gent Zotaj, ka performuar me kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Ramën, që në atë kohë ishte drejtues i opozitës.

Se si kërcen Edi Rama këtë pastaj gjykojeni vetë, ne po ju rikujtojmë edhe njëherë videon

Volodymir Zelensky

Para tre vitesh Volodymyr Zelenskyy luante rolin e një presidenti në një komedi të njohur televizive, por sot ai është presidenti i Ukrainës dhe po përballet me fuqinë e frikshme ushtarake të Rusisë.

Si produkt i industrisë së argëtimit, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Një nga gjërat që kanë zbuluar fansat e tij në internet është edhe pjesëmarrja e Zelenskyt në sezonin e parë të “Dancing With the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing With the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter.

Nard Ndoka

Politikani Nard Ndoka mori pjesë në një spektakël kërcimi, ku i duhej të realizonte në mënyrë perfekte një numër të ri çdo javë. Ai e quante eksperiencën e tij në atë kohë  si “poezi të këmbëve”.

Kryetari i Partisë Demokristiane, kishe si partnere në kërcim, këngëtaren Greta Koçi. Në një intervistë për “Panoramaal”, Ndoka shprehu se partnerja e tij në kërcim i përshtatej mjaft mirë dhe ia lehtësoi më shumë punën.

“Kërcimi i parë, i mbushur me shumë emocion, skena, publiku, juria, transmetimi direkt të japin një ndjesi sikur je në qendër të vë- mendjes gjithandej. Greta përshtatet më mirë në skenë, gjë që më lehtëson mjaft edhe mua. Lëvizjet në kërcim quhen “poezi e këmbëve” dhe duhet disiplinë, ndjenjë, ngrohtësi me partneren. Janë lëvizje të vështira, por me pasion dhe shumë punë arrihen.”, tha asokohe poltikani.

Teresa May

Teresa May është quajtur shpesh si “Mbretëresha e vallëzimit të politikës britanike” madje dhe temat për politikanët që kërcejnë në Mbretërinë e Bashkuar, të sjellin menjëherë në mendje May-n.

Ajo realizoi një kërcim në një kampus të OKB-së në Nairobi, me fëmijët në Cape Town ku mbajti dhe një fjalim të shkurtër. Megjithatë, May mori jo pak kritkika nga shikuesit të cilët e konsideruan momentin “të pakëndshëm” dhe u quajtën të frikësuar në një nivel pothuajse të barabartë me atë të frymëzuar nga negociatat e saj të vazhdueshme për Brexit në atë kohë.

Eduart Ndocaj

Politikani Eduart Ndocaj i njohur me nofkën “Kaubojsi”, është bërë gjithashtu pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, ku partnerja e tij ishte ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella.

Dyshja kishin një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin, edhe për faktin se janë kushërinj.

Që natën e parë të spektaklit, Kejvina dhe Eduarti kërcyen një tango dhe performanca e tyre mori vlerësime të mira. Por gjatë rrugëtimit të tij në program ai realizoj një vallëzim edhe me bashkëshorten e tij, Valentinën. Çifti kërcyen një vals që u mbyll me një puthje.

Sean Spicer

Ish-sekretari i shtypi të Shtëpisë së Bardhë ishte pjesë e “Dancin With The Stars” në vitin 2020.

Gjyqtarët për konkursin e vallëzimit bënë pak të fshehtë se ata mendonin se ish-sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë duhet të përjashtohej, pavarësisht lobimit të Presidentit Trump në Twitter.

Sean Spicer u përpoq të jepte makismumin e tij në spektaklin e kërcimit. Për tetë javë, politikani i rezistoi talljeve në mediat sociale dhe komenteve të ftohta nga gjyqtarët e  ” Dance With the Stars “.

Megjithatë, gjyqatrët vendosën unanimisht që ai të përjashtohej nga konkursi i vallëzimit, pavarësisht Lobimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale.

“Më ka pëlqyer të jem në këtë shfaqje, faleminderit që më bëtë pjesë e tij”, tha zoti Spicer pasi u eliminua.

Ai kishte padyshim shumë fansa, siç dëshmohet nga qëndrimi i tij në gjashtë garuesit e fundit. Por që nga dita kur ai u shpall si konkurrent në gusht të atij viti e deri në eliminimin, prania e Spicer në shoë rëndoi e ndau audienëcn në dy grupe shikuesish: ata që nuk e falin postin e tij si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë dhe ata që duan të shikojnë duke kërcyer.

Rick Perry

Ish-guvernatori i Teksasit Rick Perry mori pjesë në “Dancing ëith the Stars”, një aventuarë që zgjati shumë pak. Kërcimi i parë i tij, me partneren Emma Slater, ishte një cha-cha me këngën “God Blessed Texas”.

Të katër gjyqtarët e programit i dhanë Perry dhe Slater vota minimale dhe dyshja morën rezulatitn më të ultë të natës. Por ajo që do të mbahet mend është dialogu me tij dhe moderatorit të programit. Tom Bergeron, drejtuesi i emisionit e pyeti Perryn se si performanca e tij mund të krahasohej me një debat presidencial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al