21 Dhjetor, 2019

Zbulohen këngët finaliste të Festivalit të RTSH-së


Mbrëmjen e së premtes u mbajt nata e dytë e Fest ’58.

rtsh

Pas prezantimit të 10 këngëve të mbetura u shpallën këngëtarët që do konkurrojnë në natën e tretë finale.

Nga 20 në garë, vetëm 12 prej tyre arritën të klasifikoheshin.

Fituesi i Festivalit të RTSH-së do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion që të mbahet në Holandë vitin e ardhshëm.

Ja këngëtarët dhe këngët e përzgjedhura:

-Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”

-Gena me “Shqiponja e lirë”

-Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”

-Olta Boka me “Botë për dy”

-Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”

-Elvana Gjata me “Me tana”

-Bojken Lako me “Malasen”

-Arilena Ara me “Shaj”

-Sara Bajraktari me “Ajër”

-Kamela Islamaj me “Më ngjyros”

-Era Rusi me “Eja merre”

-Valon Shehu me “Kutia e Pandorës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al