16 Korrik, 2024

Zbulohet e dashura e re e Johnny Depp! Aktori i Hollywood në një lidhje me modelen ruse 33 vite më të vogël


Aktorja Johnny Depp është në një lidhje dashurie me modelen 28-vjeçare ruse, Yulia Vlasova.

johnny depp yulia1

Ylli i Pirates of the Caribbean raportohet se ka nisur romancën me bjonden 33 vite më të re, dy vite pas gjyqit të divorcit me aktoren Amber Heard.

61-vjeçari është në lidhje me modelen ruse, e cila është parë duke u shoqëruar me aktorin pasi u njohën në vitin 2021.

Së fundmi ata janë fotografuar së bashku të enjten, teksa po udhëtonin në Londër.

johnny depp2

Yulia është vetëm tre vite më e madhe se vajza e Depp, modelja Lily-Rose Depp.

Nëna e Yulia-s, Galina, refuzoi të komentojë mbi romancën e Depp, duke thënë për  një media lokale ruse: “Është më mirë të flasim me vajzën tonë për këtë. Unë nuk di asgjë”.

johnny depp yuliajohnny depp4johnny deppjohnny depp1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al