24 Prill, 2019

Zbuloi se burri ishte regjistruar në një kanal pornoje, 69-vjeçarja merr armën dhe e vret


Verën e kaluar, një grua 69-vjeçare vrau bashkëshortin e saj, pasi zbuloi se ai ishte regjistruar në një kanal pornoje.

Ndërkohë një ditë më parë, Patricia Hill u shpall fajtore për vrasjen e 65-vjeçarit Frank Hill në shtëpinë e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ishte nevrikosur kur ka vënë re se Frank ishte regjistruar në abonimin satelitor në një nga kanalet me pullë të kuqe.

Gjyshja tha në gjykatë se më parë ia kishte anuluar regjistrimin në kanalin porno në dy raste, por kur kuptoi se bashkëshorti ishte regjistruar për herë të tretë, u tërbua fare, mori armën dhe e qëlloi.

Gjithashtu ajo ka shtuar se e ka qëlluar në këmbë dhe nuk e dinte se do vdiste. Sipas 69-vjeçares, ajo ka drejtuar armën drejt bashkëshortit që të kishte vëmendjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al