‘Paralizohet’ qarkullimi në drejtim të Tiranës, fluks i madh automjetesh. Thirrja e Policisë për drejtuesit e mjeteve

Dec 10, 2023 | 18:30
SHPËRNDAJE

Qarkullimi në hyrje të kryeqyteti është ngadalësuar si pasojë e një fluksi të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, përgjatë akseve rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia njofton se qarkullimi është ngadalësuar, por nuk ka bllokim.

Megjithatë, ata iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të tregojnë durim.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura