Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019

Dec 21, 2019 | 0:10
SHPËRNDAJE

Dashi

Dita do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Venusit, i cili nuk do të jetë më në kundërshtim me të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni më pozitiv dhe energjik, si dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj situate.

Demi

E shtuna do të jetë e mbushur me ulje-ngritje, por sidomos pasdite mund të ndiheni shumë të lodhur. Mundohuni që të mos dominoheni nga nervozizmi dhe shmangni debatet.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft e favorshme, sidomos në dashuri, ku do të ketë sqarime dhe riafrime, si dhe rigjetje pasioni. Bëni kujdes vetëm nëse keni ndërmend një person, i cili nuk është shumë i afërt.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi të shumta për të çuar përpara ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj, ose për të gjetur zgjidhjet që kërkoni.

Luani

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, ndoshta për shkak të angazhimeve të shumta që keni. Stresi iu mban larg nga dashuria, por duhet të mundoheni që t’iu kushtoni më shumë kohë ndjenjave.

Virgjëresha

Ndonjë problem në nivelin financiar nuk është zgjidhur ende dhe do të jeni në pritje të zgjidhje e cila do të sjellë zhbllokime të rëndësishme. Mos lini pas dore dashurinë, si dhe përkushtojuni më shumë njeriut të zemrës.

Peshorja

E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj kushtojini më shumë kohë relaksit dhe argëtimit. Mos mendoni më për asgjë, por mundohuni që të relaksoheni.

 

 

Akrepi

Ju pret një ditë e favorshme, pasi planetet do të jenë në anën tuaj. Do të përjetoni momente pasionante, ndaj përfitoni për të organizuar diçka që ka të bëjë me njeriun e zemrës.

Shigjetari

Yjet do të sjellin ndryshime për të lindurit e kësaj shenje, veçanërisht në sferën profesionale. Dashuria do të jetë e favorizuar, pasi nuk do të keni planete kundër, ndaj mund të mendoni për projekte të rëndësishme.

Bricjapi

E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të ndiheni të fortë dhe më të qetë, edhe pse jo çdo gjë që do të bëni, do pëlqehet. Në dashuri mund të ketë përmirësime dhe sqarime të çështjeve të mbetura pezull.

Ujori

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku lodhja do të ndihet. Mundohuni veçse të bëni kujdes, sidomos në dashuri. Reflektoni mirë para se të flisni dhe veproni.

Peshqit

E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që t’iu krijoni më shumë hapësirë ndjenjave dhe të rrini më shumë me njeriun e zemrës. Yjet do të japin një sharm të madh dhe ky mund të jetë rasti i duhur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura