Parku madh te liqeni, ja si duket shëtitorja natën-FOTO

Oct 8, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Parku-Liqenit3Bashkia e Tiranës ka publikuar disa fotografi të parkut të madh të liqenit artificial dhe të shëtitores së saj.

Pamjet tregojnë të gjithë shëtitoren e ndriçuar gjatë natës, që sipas Bashkisë ka ndryshuar totalisht dhe e gjithë rruga është pajisur me cezma uji, fusha sportive dhe kënde force.

“Falë sistemit të ndriçimit qytetarët e të gjithë grupmoshave mund të lëvizin të qetë dhe në mënyrë komode në çdo orë të natës në Parkun e Madh! Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti përshkoi disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç ishte edhe pjesa përreth Liqenit Artificial”, bën të ditur Bashkia Tiranës.

Parku-Liqenit Parku-Liqenit1 Parku-Liqenit2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura