Pas Bodes ndiqet penalisht edhe ish-ministri i Arsimit. Tafaj: Sulm politik, i hapur për hetim

Apr 22, 2015 | 22:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/  “Kallzimi i bërë nga qeveria ndaj meje është një sulm politik, pjesë e strategjisë së kësaj qeverie për të baltosur cdo politikan të opozitës”.

Ky eshte reagimi i ish-ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj ne faqen zyrtare te tij në Facebook pas nisjes se procedimit penal ndaj tij. “

Myqerem Tafaj

Unë e kam ndërtuar karrieren time akademike dhe politike vetëm mbi bazën e punës së palodhur, ndershmërisë, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit maksimal. Në ushtrimin e detyrës si ministër kam zbatuar me përpikmëri Kushtetutën e vendit dhe ligjin.
Jam i hapur për hetim dhe kam besim se Prokuroria do ta bëj atë pa u ndikuar nga presioni i qeverisë”,- shprehet Tafaj.

***
Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, në bazë të kallëzimit të Ministrisës së Arsimit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria vlereson se eshte e nevojshme te kryen veprime hetimore per te konkluduar nese ekzistojne ose jo elementet e vepres penale”, tha organi i akuzës.

Myqerem Tafaj

Në fund të muajit mars Ministria e Arsimit kallëzoi penalisht ish-kreun e këtij institucioni, Myqerem Tafajn. Kallëzimi mesohet se ka të bëjë me një licencim të disa programeve studimi të Universitetit Vitrina, të cilët janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Këshilli i Akreditimit i ka dhënë vlerësim negativ këtyre programeve duke ia bërë këtë të ditur edhe ministrisë, mesohet se ish-ministri ka zgjedhur të vijojë.

“Ministri ka kompetencë për të licencuar programet, por në qoftë se Këshilli i Akreditimit jep vendim negativ, ministri duhet ta refuzojë dhe jo pranojë kërkesë, e madje pa u konsultuar as me administratën e tij.”

Shkeljet e ish-ministrit, sipas MAS janë vënë re muaj më parë, por deri më tani është punuar për mbledhjen e dokumentacionit.

Kallëzimi i dyte, është bërë për dhënie të ambienteve në shkelje të ligjit, mësoi “Panorama Online”. 

Mësohet se kallëzimi për ish-ministrin është bërë nga Plarent Ndreca dhe është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Tafaj është ish-ministri i dytë i qeverisë “Berisha” që ndiqet nga prokuroria. Pak ditë më parë nisi ndjekja penale ndaj ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, i akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura