Pas dobësimit, Fifi bën disa rregullime edhe në fytyrë

Sep 23, 2019 | 16:35
SHPËRNDAJE

Çdo vajzë e di tashmë që moda e vetullave të holla ka kaluar dhe ia ka lënë vendin vetullave të plota dhe të trasha. Kështu duket të ketë vepruar këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit, Fifi.

fifi1

Ajo ka postuar së fundmi nje foto në “Instagram”, ku duket se sapo ka dalë nga estetistja. “Shkojmë me kthim në normalitet të vetullave të mia”, shkruan Fifi. Këngëtarja duket e pagrimuar në foto dhe në sy bien vetullat super të trasha që ajo ka bërë. Siç duket, përpara se t’i hollonte ato, Fifi duket të ketë pasur vetulla të tilla në përditshmërinë e saj dhe siç kuptuam, është bërë pishman që i ka ndryshuar, gjersa tani i është kthyer normalitetit.

fifi 1

Dhe duket kaq bukur! Përsa i përket karrierës, në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrjen në këtë kompeticion e ka konfirmuar edhe këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi – Fifi. Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave ta pyesin më shumë për jetën dhe karrierën e saj përmes opsionit pyetje-përgjigje. E pyetur se a do konkurrojë sivjet në “Kënga Magjike”, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

fifi fifi fifi fifi1 FIFI2 FIFI fifi fifi1 fifi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura