“Pas McGonigal, ish-agjentë të tjerë të FBI-së erdhën në Shqipëri”/ Media amerikane: Sëbashku me Agron Nezën, blenë aksione në një firmë avokatie! Bashkëpronar edhe Mark Rossini

Feb 13, 2023 | 16:00
SHPËRNDAJE

Washington Post ka nxjerrë të tjera detaje të marrëdhënieve të biznesit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri.

640-0-63d53db8614b5

Sipas medias amerikane, McGonigal sëbashku me Agron Nezën blenë 25 përqind të aksioneve në një firmë avokatie në vend.

Në këtë firmë avokatie bashkëpronar ishte edhe një tjetër ish-agjent i FBI-së, Mark Rossini i cili është shpallur fajtor në vitin 2007 pasi u fut në dosjet e FBI-së duke përvetësuar informacione në llogari të ish-të dashurës së tij.

Shkrimi Washington Post:

Puna e McGonigal në Shqipëri solli në “orbitën” e tij ish-agjentë të tjerë. Të dhënat e korporatave në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019, pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI, ai dhe Neza blenë secili 25 për qind të aksioneve në një firmë avokatie me bazë në vend, e identifikuar në të dhënat e korporatave shqiptare si Zyra e Avokatisë dhe Hetimi.

Një partner tjetër në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit përfundoi pasi ai u deklarua fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007 për interes të së dashurës së tij aktore.

Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista në mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës.

Një person i njohur me rrëfimin e Rossinit për biznesin tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte klientë. Në gusht, Rossini u padit me akuza për korrupsion në një rast që përfshin pagesat për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm.

LEXONI EDHE: “Agron Neza marrëdhënie biznesi me McGonigal në 2019-ën”/ Washington Post: Udhëtimet në Shqipëri dhe takimet me Ramën, ja porosia e ish-agjentit të FBI për kryeministrin

“Washington Post” për skandalin ‘McGonigal’: Marrëveshje të paligjshme në Shqipëri dhe takime sekrete me Ramën

“McGonigal po merrte para nga një aleat i Ramës”/ Analisti amerikan: Vizitat e ish-agjentit të FBI në Shqipëri, në vend që të ndihmonin vendin, pengojnë avancimin e reformave të SHBA-së

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura