Aktorja Anna Lika ka zbuluar së fundmi se së shpejti do ta shohim në një tjetër fushë: në moderim.
Gjatë një interviste, aktorja foli për planet e së ardhmes tek të cilat përfshihej edhe emisioni i saj më i ri, që do të titullohet “Gladiator”.
“Në çdo puntatë do të jenë katër të ftuar, personazhe të famshëm të cilët në ‘Gladiator’ do t’i shikoni në një mënyrë ndryshe. Është projektuar që gjithë emisioni të jetë në stilin gladiator, edhe te ftuarit.
Unë bashkë me Enisin që drejtojmë programin, do të jemi të veshur në këtë stil. Aty do zhvillohet një garë e vërtetë dhe çdo garë në fund ka një shpërblim në para,”- ka rrëfyer Anna për “ABC e pasdites”.
Anna tha se ndihej 2-fish me fat që kishte mundësinë të ishte pjesë e këtij projekti, kjo sepse ka bërë një pauzë shumë të gjatë nga televizioni.
Ky projekt pritet të bashkojë personazhe të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al