Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit i drejtohen bashkisë së Tiranës! Policia vrapon për të rrethuar godinën

Jul 11, 2024 | 22:01
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit iu drejtuan bashkisë së Tiranës, aty ku edhe prej disa muajsh ata zhvillojnë tubime.

Menjëherë sapo është njoftuar që turma e qytetarëve do t’i drejtohen bashkisë janë parë edhe forca të shumta policie për të krijuar kordonin para godinës.

Ndërkohë më herët gjatë protestës para kryeministrisë, në momentin kur fjalën e mori Sali Berisha protestuesit hodhën molotov drejt kryeministrisë.

U desh ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura