Pas shkarkimit të zv.dekanit të Inxhinierisë, reagon PD: Urdhri politik i Edi Ramës, sepse i prishi propagandën

Dec 20, 2019 | 18:39
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha se zv.dekanin e Inxhinierisë, Agim Seranaj është shkarkuar nga detyra ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

agim seranaj

Në një postim në facebook, Vokshi shkruan se Seranaj, është shkarkuar sot me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj Seranaj ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të cerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera dhe është shkarkuar vetëm pse ka prishur propagandën e Ramës.

Ish-deputetja e PD i ka bërë thirrje trupës së pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të reagojnë për këtë ndërhyrje në autonominë universitare.

Postimi i plotë:

Zv.dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, z. Agim Seranaj, është shkarkuar sot me urdhër politik të Edi Ramës.

Profesor Seranaj, një nga profesionistët dhe ekspertër më të mirë në vend, për shkak të eksperiencës së tij në këtë fushë, ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të cerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera.

Ndryshe nga drejtuesit militantë apo ekspertët servilë, Prof Seranaj, ka folur publikisht për situatën aktuale të ndërtesave duke evidentuar në mënyrë profesionale keqmenaxhimin nga ana e institucioneve të situatës pas tërmetit dhe duke mbrojtur interesin publik.

Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, me anë të paketës që sapo kaloi në parlament, por edhe cdo zë kritik që nxjerr zbuluar përgjegjësinë direkte të tij në numrin e madh të viktimave por edhe të ndërtesave e pallateve të shembura nga tërmetet. Tashmë ka vendosur të hakmerret edhe ndaj ekspertëve më të njohur duke urdhëruar shkarkimin e tyre nga detyra për shkak se i kanë prishur propagandën që kishte përgatitur.

Dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe prej ushtari politik të Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Neritan Shkodrani, i cili pa dinjitet dhe integritet profesional, i është nënshtruar urdhërit politik të Edi Ramës, duke cënuar rëndë autonominë universitare.

Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje trupës së pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të reagojnë për këtë ndërhyrje flagrante në autonominë universitare dhe për veprimin prej ushtari politik të Dekanit të Fakultetit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura