Pasi u bënë prindër, Pirro Çako dhe partnerja e tij tani kujdesen për linjat dhe jetën e shëndetshme

May 23, 2021 | 14:55
SHPËRNDAJE

Një nga lajmet më interesante të botës së showbizit të ditëve të fundit, ishte që kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë.

pirro cako 5

Ai dhe partnerja e tij sollën në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

pirro cako 3

Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

pirro cako 4

Mësohet se partnerja e Çakos punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Tashmë që janë bërë prindër, mesa duket axhenda e tyre vijon me një përkujdesje për linjat dhe shëndetin e tyre.

pirro cako 2

Paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë Pirro Çakon dhe partneren e tij te Liqeni artificial i Tiranës.

pirro cako 1

Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike. Pirro ka edhe një djalë tjetër, Anthony, nga martesa me Inva Mulën.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (7) pirro cako e dashura4 gjergj kacinari pirro cako

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura