Pasuri të krijuara nga pastrimi i parave/ Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente, garazhe dhe automjete. Ja kujt i përkasin

Jun 23, 2022 | 10:51
SHPËRNDAJE

prokuroria-e-tiranes-1-770x433

Prokuroria Tiranë ka sekuestruar apartamente, garazhe dhe automjete, pasuri të shtetasit me inicialet R.P i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.P dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

  • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
  • 3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura