PD del publikisht: Ja pse vetingun nuk duhet ta bëjnë të huajt

Jul 13, 2016 | 12:43
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar përgjigjen për propozimin lidhur me Reformën në Drejtësi, të ndihmës sekretares amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland, duke sqaruar me detaje pse pse procesin e shumëdiskutuar të vetingut nuk duhet të bëjnë të huajt, por shqiptarët.

Nuland Basha

Në përgjigjen zyrtare të shpërndarë, PD sqaron se propozimi i fundit amerikan për Reformën në Drejtësi, parashikon si organ vetting-u një komisionin parlamentar ad hoc.

PD, thekson se Komisioni i Venecias sugjeron këtë komision si organi qe ben shqyrtimin e kandidateve. Komisioni i Venecias nuk flet posacerisht per vetting te kandidateve, ndaj prezumohet qe eshte pjese përbërëse e procesit te shqyrtimit te kandidaturave.

 

ARGUMENTET E PLOTA TE PD

Propozimi i mësipërm parashikon si organ vetting-u një komisionin parlamentar ad hoc ne perputhje te plote me footnote 15 (16 ne shqip) tek Opinioni Final. Komisioni i Venecias  sugjeron këtë komision si organi qe ben shqyrtimin e kandidateve. Komisioni i Venecias nuk flet posacerisht per vetting te kandidateve, ndaj prezumohet qe eshte pjese përbërëse e procesit te shqyrtimit te kandidaturave. Si i i tillë, ky vetting kryhet nga organi kushtetues shqiptar duke garantuar përgjegjshmërinë ë plotë mbi procesin nga një organ i zgjdhur në mënyrë demokratike dhe që i përgjigjet zgjedhësve shqiptarë si Kuvendi. Është ky Kuvend që po miraton këto ndryshime reformuese që kërkojnë konsensus e mbështetje të gjerë e për rrjedhojë zotëron legjitimitetin e procesit dhe nuk është në konflikt interesi por vepron në kuadër të kontrollit dhe balancave mes pushteteve.

Propozimi shprehet qe kriteret e vlerësimit dhe vetting-ut të kandidatëve duhet te jene te detajuara. Kjo e ben objektiv dhe te matshem vleresimin dhe nuk le shteg per diskrecion dhe subjektivizem dhe siguron njëtrajtshmërinë e procesit tek të gjithë kandidatët. Ne keto kushte, vettingu si pjese e shqyrtimit mund te kryhet plotesisht dhe ne menyre transparente nga organet shqiptare me monitorim të fortë ndërkombëtar. Ky komponent monitorimi garanton plotësisht transparencën për publikun.

Propozimi i jep ONM rol vezhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion, prova apo çdo fakt të shqyrtuar, por pa pushetet diskrecional i cili do ta kthente ONM në një institucion me supra-sovranitet brenda kornizes kushtetuese shqiptare dhe pa përgjegjshmëri (accountability) demokratik, Ky do të ishte një rast sui generis dhe një përjashtim absolut në raport me eksperiencat e vendeve të tjera që kanë hasur probleme po kaq të mprehta me gjyqësorin përpara anëtarësimit në BE, si Rumania apo Kroacia.

Sipas këtij propozimi, ONM ka të drejtë të prodhojë një raport pas përmbylljes së shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni. Aksesi i plotë dhe i papenguar në proces, dokumentacion dhe prova për çdo kandidat, dhe hartimi i këtij raporti që është publik, i jep “të drejta procedurale” të qenësishme ONM-së dhe ndikim në proces. Ky mekanizëm garanton një rol monitorues të ONM që është i paprecedent në legjislacionin shqiptar dhe i pakrahasueshëm me mision të tjera vëzhgimi si Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR etj.

Duke qenë se shtetasit po ushtrojnë një të drejte themelore per pjesmarrje ne qeverisje, propozimi është plotësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare sepse sigurohet e drejta e ankimit përpara një gjykate ndaj nje vendimi administrattiv te Kuvendit per heqje te emrit nga lista. Gjykata kompetente për këtë është Gjykata Kushtetuese e cila, para apo pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, para apo pas procesit të vettingut, nuk do të reshtë për asnjë moment të shqyrtojë shkeljen e të drejtave themelore të shtetasve. Pretendimi eventual se Gjykata do të jetë objekt vetingu ndaj nuk mund te shqyrtojë një ankim mbi shkeljen e te drejtave, nuk qëndron dhe do të ishte i papranueshem sepse nuk mund të pezullohet një funksion i tillë thelbësor kushtetues dhe do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet ndërkombëtare ndërkombëtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura