PD kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF! Mazhoranca rrëzon kërkesën: Nuk është koha e duhur, ka një hetim nga drejtësia

Jul 16, 2024 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi një mocion me debat për gjetjet e OLAF në lidhje me abuzimet për fondet e bujqësisë.

konferenca e kryetareve

Në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi u shpreh se “Kuvendi duhet të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE”.

Ndërkohë, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se nuk është kundër, por u shpreh se nuk është koha e duhur. Sipas tij ka një hetim nga drejtësia për këtë çështje dhe raporti i OLAF nuk është ende zyrtar.

Në fund mazhoranca rrëzoi kërkesë, ndërsa Bardhi tha “T’ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet”

Bardhi: Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linje. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet  nje komisioni te posaçëm  ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem.

Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Per disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAF, nuk është zyrtar dhe është ende konfidencial. Dhe po ashtu ka nje hetim te organeve te drejtësisë. Kërkoi mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë ne vjeshte kur dhe raportet ti kemi zyrtare.

Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti  i OLAF është publik ne faqen e komisionit evropian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare qe OLAF ka bere mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vene ne dispozicion autoritete  ekzekutivë shqiptare por edhe  drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as ne thashetheme e lajme gazetash por ne raportin zyrtar te OLAF. Po te ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kërkuar ne korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një pune qe padyshim do te zgjas edhe ne sesionin tjetër parlamentar. Me rendësi është qe te biem dakord per debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kërkuesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura