Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, me një karrierë të shkëlqyer si moderatore dhe aktore në Turqi do të celebrojë nesër në martesë dashurinë e saj me aktorin e famshëm të kinematografisë turke, Tolgahan Sayışman.
Ndërsa një javë më parë Almeda ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për revistawho.com të gjitha detajet e dasmës, përfshirë këtu arsyen pse zgjodhi Los Angeles për dasmën si dhe vallen shqiptare që do të kërcejë me dhëndrin, ajo tregon sot ekskluzivisht për “Who” pengun e saj për dasmën që do të mbahet nesër, më datë 13 shkurt, në ditëlindjen e saj.
“Do doja shumë të ishte babi nesër aty”, – thotë Almeda në këtë komunikim me revistën.
Ajo e ka humbur të atin disa vite më parë nga një sëmundje e pashërueshme dhe siç ka rrëfyer vetë në shumë intervista, ai ka qenë arsyeja pse ajo ka marrë pjesë në konkurse bukurie, të cilat shënuan hapat e saj të parë në botën e spektaklit. /who/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al