Pepe “i pavdekshëm”, tani bëhet legjendë. Askush si mbrojtësi portugez në Champions

Oct 26, 2023 | 18:32
SHPËRNDAJE

Nata e të mërkurës ka qenë shumë e veçantë për Kepler De Lima, i njohur nga të gjithë thjesht si Pepe. Mbrojtësi portugez ka zbritur në fushën e lojës me shiritin e kapitenit në krah në sfidën e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tij dhe Antverpës, duke vendosur një rekord për turneun.

pepe

Ai u bë këtë të mërkurë futbollisti më i vjetër që ka luajtur në këtë turne, në moshën 40 vjeç e 242 ditë. Një statistikë që nuk përfshin portierët, pasi ka nga ata që kanë luajtur mes shtyllave që kanë vazhduar edhe më tej. Ai kaloi rekordin që mbahej nga Alesandro Kostakurta, i cili ndeshjen e fundit në këtë turne e kishte luajtur në moshën 40 vjeç, 6 muaj e 28 ditë.

Ata që kanë luajtur në moshën më të madhe se Pepe në këtë turne janë të gjithë portierë, duke filliar nga skocezi Alan MekGregor, për të vazhduar me australianin Mark Shvarcer, ukrainasin Oleksandr Shovkovski, italianin Xhixhi Bufon dhe në fund italianin tjetër, Marko Balota. Ky i fundit mban rekordin absolut të turneut pasi luajti për Lacion në fazën në grupe në moshën 43 vjeç, 8 muaj e 8 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura