“Për afganët nuk u krijuan këto kushte”- Eksperti i sigurisë në Panorama TV: Kampi i muxhahedinëve ka autonomi. S’ka nevojë për marrëveshje nëse strehohen për arsye humanitare

Jun 21, 2023 | 22:41
SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë Pëllumb Nako ka analizuar rrethanat në të cilat janë vendosur në Shqipëri, anëtarët “MEK”.

Ai u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se në rast se muxhahedinët janë vendosur në Shqipëri për arsye humanitare, nuk ka arsye të vendosen marrëveshje mes palëve.

“Numri tre i vendosur në Tiranë është vazhdimësi i kampeve, i misionit të vet që zyrtarisht quhet si opozita iraniane. Fakti është se duke parë ndërhyrjen e policisë në bazë të një vendimi të SPAK për të bërë konfiskimin e disa serverave pyetjet do vazhdojnë të dalin në retrospektivë. Pasi ndërhyri policia në këtë kamp, deklarimi i ministrit të brendshëm ishte i qartë. Banorët e kampit thyen marrëveshjen dhe ata janë të strehuar këtu për arsye humanitare.

Këtu fillon kontradikta e ngjarjeve. Nëse kemi 3 mijë veta që merren në mbrojtje, atyre u garantohen të drejtat e tyre. Nuk ka arsye për të bërë një marrëveshje të caktuar me ta. Ekzistenca e marrëveshjes është ditur. Që në momentin kur ndërtohet një kamp për të mbrojtur refugjatët qeveria i merr në mbrojtje dhe kaq. Kur i merr në mbrojtje pse duhet të ketë një marrëveshje. Këtu fillon edhe misteri. Janë shumë gjëra të thëna në mënyrë publike dhe pak gjëra të thëna në mënyrë zyrtare”, deklaroi ai.

Nako theksoi se muxhahedinët jetojnë një qytezë të mirëfilltë të fortifikuar, ndërkohë që brenda kampit ka autonomi. Ai theksoi se për afganët nuk është ndjekur e njëjta procedurë strehimi.

“Ajo është një qytezë e fortifikuar. Ka një autonomi brenda kampit. Kampe të tilla nuk ekzistojnë. Ky ka një status më special. Kjo trego se këta nuk janë individë të ardhur për arsye për humanitare. Para disa kohësh këtu erdhën afganë. Dhe për ta nuk u krijuan këto kushte”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura