Për herë të parë nënë, Drenusha Latifi: E jetoj çdo moment me të

Apr 7, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE


Bukuroshja kosovare, Drenusha Latifi, është larguar nga skena muzikore për shkak se edhe pak muaj do bëhet nënë e një vajze,  kjo pas lidhjes me biznesmenin që jeton në Suedi, Atilla Burgija. Në një bisedë për suplementin tonë, ajo rrëfen edhe emocionet e para që nga momenti kur e ka kuptuar se do bëhet nënë. ‘’Nga qershori i vitit të kaluar kam ardhur në Suedi tek Atilla. Në fillim të dhjetorit kam zbuluar se jam shtatzënë dhe kjo ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, ndoshta më e mira që mund t’i ndodhë një femre.  Për të dy ne ka qenë gëzimi më i madh që kur jemi lidhur bashkë. Unë e jetoj çdo moment me të. Edhe pse nuk ia shoh fytyrën, mundohem të imagjinoj. Po ashtu edhe partneri im ka përjetime te forta. Unë uroj që gjithçka të shkojë mirë me shtatzëninë time dhe beben, por ende nuk kemi vendosur se ku do jetojmë. Besoj se do jetojmë aty ku do jetë më e mira për ne si familje. Bebja jonë është një vajzë e vogël, jemi duke u marrë me emrin. Atilla ka menduar një emër, por ende nuk kemi vendosur. Unë besoj që do mendoj për një emër, sepse vajza jonë do ketë dy emra, i pari i vendosur nga unë, kurse tjetri nga babai. Me rëndësi është që gjithçka të shkojë mirë, sepse tani e kam kuptuar ndjenjën më të bukur, të bërit nënë. Qenka ndjenja më e jashtëzakonshme në botë për femrën e pastaj të shohim si do rrjedhin gjërat’’, thotë ish-”Miss Kosova”, e cila edhe pse është pjesë e skenës muzikore, nuk e ka në plan që pas lindjes të kthehet me ndonjë projekt. ‘’Nuk kemi biseduar akoma me Atillën për sa i përket muzikës, madje paskam harruar që jam marrë me të (qesh). Së pari familja e pastaj gjërat e tjera sigurisht, pse jo edhe muzika…. Unë nuk besoj që do bëj dasmë, por jetës nuk i dihet. Nuk më duket e arsyeshme se u bënë dy vite bashkë dhe nuk e kemi diskutuar, sepse i dashuri im nuk do dasmë’’, shprehet në fund Latifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura