“Për interesa kombëtare bëtë kompromis me qeverinë”/ Komisioneri Hahn- Bashës: Opozita toleroi mangësi që të realizohej Reforma në Drejtësi, e pazakontë për…

Mar 18, 2021 | 13:57
SHPËRNDAJE

Komisioneri i BE për Buxhetin dhe Administratën Johannes Hahn ka theksuar gjatë bisedës me kreun e PD-së Lulzim Basha rolin e opozitës në Reformën në Drejtësi. 

Hahn tha se për hir të interesave kombëtare opozita ofroi kompromis, edhe pse kishte mangësi. Ky rol është, sipas Hahn, i pazakontë për një vend të Ballkanit Perëndimor. 

“Unë vetëm mund t’i konfirmoj ato çfarë tha Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt që një vend si Shqipëria, që ka bërë shumë përpjekje, dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit tuaj. Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Dhe e them sërisht e sërisht se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë.

Në rast se një qeveri e re shqiptare do të jetë shume e angazhuar ky do të ketë një impakt të konsiderueshëm. Une mund t’ju mbështes në të gjitha përpjekjet tuaja dhe mund t’ju konfirmoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Hahn.

Plani i zotit Basha mori mbështetje të plotë nga Komisioneri europian për Buxhetin Hahn i cili tha se një praktike e tillë ka bërë që në vendet që aplikohet shkalla e papunësisë së të rinjve të ulet shumë.

“Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura