VIDEO/ Një autogol thyen “murin” belg, Franca kalon në çerekfinale

Jul 1, 2024 | 19:52
SHPËRNDAJE

Franca ka arritur të triumfojë kundër Belgjikës me rezultatin final 1-0, takim i vlefshëm për fzën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Goli i vetëm i takimi u shënua në minutën e 85-të, ku Vertonghen u tregua i pafat kur devijoi topin e goditur nga Kulu Muani dhe i ndryshoi trajektoren duke “gënjyer” portierin e tij dhe dërguar topin në rrjetë. Ky gol do të ishte i mjaftueshëm për “Gjelat” që të avancojnë për në çerekfinalet e turnet, fazë që nuk kanë qenë që nga viti 2016.

Në çerekfinale tani Franca do të pres fituesin e çiftit Portugali-Slloveni.

REZULTATI LIVE | FRANCË-BELGJIKË 1-0

85′ Autogol Vertonghen

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet takimi, Franca kualifikohet për në çerekfinale.

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

85′ GOOOOOOOOOOOOL FRANCA! Kunde pason për Kulu Muanin në zonë dhe ky i fundit provon goditjen që devijohet nga Vertongen duke “gënjyer” portierin dhe çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

82′ De Bryjne provon goditjen me trrinë dhe detyron portierin Menja të bëjë një superpritje. (VIDEO)

78′ Kunde pason në zonë për Mbapenë, ky i fundit tenton goditjen goditjen por topi shkon shumë larg portës.

77′ Todesku ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

76′ Vertonghen ndëshkohet me karton të verdhë te Belgjika.

74′ Tani tenton edhe saliba, driblon Dokun nga krahu i djathtë i zonës dhe tenton goditjen në shtyllën e parë por topi shkon sërsh jashtë. (VIDEO)

69′ Tçuameni provon përsëri me një goditje nga distanca dhe sërish e çon jashtë.

65′ Grizman provon goditjen nga distanca me të djathtë por shkon sërsh jashtë.

63′ Zëvendësim edhe te Belgjika, del nga fusha Openda dhe futet Mangala.

62′ Del nga fusha e lojës Turam dhe futet Kolo Muani te Franca.

60′ Karrasko “shpërthen” sërish nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës duke e detyruar Teo Hernandezin për të bërë një ndërhyrje vendimtare. (VIDEO)

55′ Kunde pason për Mbapenë që zhvendoset në qendër të zonës, provon goditjen por është shumë e dobët dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

53′ Mbape driblon kundërshtarët nga krahu i majtë dhe i drejtohet qendres, provon goditjen por topi shkon jashtë. (VIDEO)

51′ Kunde kroson nga krahu i djathtë për Turam në zonë, me këtë të fundit që godet me kokë por topi shkon lart portës. (VIDEO)

49′ Tçuameni provon goditjen me të djathtën nga distanca dhe detyron portierin Kastils të bëjë një superpritje duke mbajtur portën të paprekut. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, baraspeshë totale.

45+1′ Mbape shtron një top në zonë pë Tçuamenin, ke këtë të fundut që godet me forcë por gabon gjithçka. (VIDEO)

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

43′ Franca spostohet shumë para, tenotojnë kombinimet por gjithmonë gabojnë te pasimi i fundit që shpesh herë shërbehet nga Grizman.

39′ Tçuameni provon goditjen nga distanca me topin që shkon shumë afër shtyllës. (VIDEO)

34′ Kunde kroson nga krahu i djathtë drejtë zonës dhe gjen Turam, ky i fundit godet me kokë por topi shkon jashtë. (VIDEO)

29′ Karrasko tenton të gjejë De Bryjnen në zonë, por pasimi ishte me një kohë vonesë dhe topi largohet nga mbojtja franceze.

27′ Belgjika tregohet e rrezikshme tani, Doku driblon bukur nga krahu i majtë i zonës dhe hedh topin në qendër, sfera korrombolohet dhe shkon në këmbët e Karraskos, ky i fundit provon goditjen por bllokohet nga Teo Hernandez. (VIDEO)

25′ Rabio ndëshkohet me karton të verdhë, i treti për Francën.

24′ De Bryjne kroson në zonë nga goditja e dënimit, me topin që merr drejtimin nga porta duke detyruar portierin Menja ta pres me këmbë. (VIDEO)

23′ Faull në limitet e zonës i shkaktuar nga Grizman në dëm të Dokus, francezi ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Kombëtaret tentojnë të gjejnë hapësira ndërmjet linjave të mbrojtjes por nuk ja kanë dalë deri më tani.

15′ Tçuameni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

14′ Karrasko “shpërthen” nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës, atje i ndërhynë Teo Hernandez, belgët prentendojnë pë faull dhe karton por nuk është i të njëjtit mendim gjyqtari. (VIDEO)

14′ Mbape tenton goditjen nga krahu i majtë i zonës por topit devijohet duke shkuar shumë lart portës. (VIDEO)

12′ Grizman dhe Kunde kombinojnë bukur nga krahu i djathtë i fundores, me këtë të fundit që tenon pasimin drejtë zonës por aty nuk gjendet askush.

10′ Grizman provon goditjen nga jashtë zone, por që u duk më tepër si një pasim, që shkon drejtë e në duart e portierit belg.

6′ Hidhet një top i gjatë për Opendën nga krahu i majtë i mesit të fushës duke detyruar portierin Menja të dal nga zona e tij dhe të largoj topin.

5′ Nuk nxitohen skuadrat, tentojnë të studiojnë njëra-tjetrën

2′ Tçuameni kroson në ekstremin e zonës për Mbapenë, me këtë të fundit që tenton goditjen fluturimthi me të majtën por topi shkon jashtë.

1′ Starton takimi në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA (4-3-1-2): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Tçuameni, Kante, Rabio; Grizman; Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

BELGJIKA (4-3-3): Kastils; Theate, Vertonghen, Faes, Kastanje; Karrasko, Onana, De Bryjn; Doku, Lukaku, Openda | Trajner: Domeniko Tedesko

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura