Përkeqësohet situata me zjarrin në Shëngjin, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Jul 29, 2024 | 16:42
SHPËRNDAJE

Situata me zjarrin në Shëngjin të Lezhës është përkeqësuar. Mësohet se flakët e zjarrit në fshatin Mal po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat.

453049476_1144592917021809_4353575200037485658_n

Është era ajo që po favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun.

Për të vënë situatën nën kontroll, është kërkuar ndërhyrje nga ajri, me helikopter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura