Perlat Musta: Ja kur më ka zhgënjyer për herë të parë vajza ime Aulona

Jul 2, 2018 | 9:50
SHPËRNDAJE

Perlat Musta ka dhënë një ndër intervistat më interesante të kohëve të fundit. E ka dhënë piëkrisht përballë vazjës së tij, Aulonës, e cila nuk ka ngurruar t’i bëjë edhe pyetje pikante babait të saj. Ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit ka rrëfyer në “Top Arena” në “Top Channel” edhe se kur e ka “zhgënjyer” për herë të parë dhe të vetme, vajza e tij, Aulona.

perlat dhe aulona

Çfarë të tërhoqi te mamaja ime?

Në fillim ishin kaçurelat e saj, por pastaj kur e njoha e dija që do të më bënte një burrë të lumtur dhe më pas më dhuroi dy fëmijë të lumtur, ty dhe vëllanë tënd.

Të kam zhgënjyer ndonjëherë?

Po, vetëm një herë.

Kur ka ndodhur kjo?

Kur as të njihja dhe as më njihje… Kur linde. Unë doja djalë, por linde ti. Por tani jam shumë i lumtur dhe krenar që të kam ty.

A të vjen pak keq që unë, vajza jote tani jam më e famshme se ty?

Ata të brezit tim, ata që më njohin, ende thonë se ti je vajza e perlatit. Ata të rinjtë, që nuk më njohin, thonë që unë jam babai i Aulonës….

Unë jam shumë krenare që të më thonë deri në fund të jetës “vajza e Perlatit”…

Edhe unë jam shumë krenar për ty.

A të vjen turp që nga një trup muskuloz dikur, tani je një trup me dhjamë?

Jo, “turp” është fjalë shumë e rëndë për këtë rast. Se pastaj çfarë do t’u themi atyre që vjedhin dhe shkelin ligjin… (qesh).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura