Një sherr me thika ka ndodhur sot në krahun e katërt të burgjeve të Korydallos dhe për pasojë një i dënuar shqiptar ka vdekur. Gjithashtu ka mbetur i plagosur shoku i tij, shqiptar i Kosovës.
I riu shqiptar që ka humbur jetën ishte Alfons Doçi, 35 vjeç, i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në Atika gjatë një grabitjeje në vitin 2017.
I plagosuri Altin Vokri i cili është transportuar në spital është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.
Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes, për të gjetur sesi u fut brenda qelive thika e përdorur dhe cilat ishin shkaqet e këtij incidenti të përgjakshëm.
Paraprakisht dyshohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua në një përleshje në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al