Përplasja në Kuvend, Çuçi sqaron opozitën për Florian Coldean: Ka qenë ish-zyrtar i shërbimeve inteligjente, kryeministri e largoi

Jul 4, 2024 | 11:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka dënuar gjuhën e përdorur nga Kreu i Grupit të opozitës gjatë seancës së sotme.

“Nuk mundet asnjë deputet të flasë me atë gjuhë dhe të akuzojë me atë gjuhë”, tha Çuçi.  “Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli  e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë”, deklaroi kreu i grupit të PS.

Në përgjigje të akuzave të kryetarit të grupit të opozitës për ish-zyrtarin rumun, Florian Coldea Çuçi sqaroi:

“Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar. Nëse akuzohet në vendin e tij, kjo është çështje e tij”, tha Çuçi.

AKUZAT E BARDHIT

Me heret gjate fjales se tij, Gazment Bardhi kerkoi shpjegime per rolin e Florian Coldeas, ish agjentit te sherbimeve inteligjente, rumune, i cili ka punuar si keshilltari i kryeministit Rama.

Gazment Bardhi: (Lindita Nikollës) Nuk di kush ka vendosur të tallet me ty dhe të jep këto koncepte që në shkruan në shkresa zyrtare por interpelanca është mjet llogaridhënie. Kryeministri i detyruar t’i përgjigjet kërkesave për interpelancë.

Keni kthyer në rregull përjashtimin nga interpelancat sepse kemi një kryeministër frikacak që ka frikë të japë llogari për lidhje me krimin e organizuar dhe aferat ku vetëpërfshihet nga dita e parë kur është emëruar kryeministër.

Kemi kërkuar interpelancë sepse ka dokumente zyrtare që Rama ka emëruar këshilltar një agjent të agjencive të sigurisë rumune si dhe është i lidhur me një linjë trafiku ndërkombëtar droge.

Nuk e thirrëm ta pyesim nëse ka qenë në festa me kokainë apo mjete të tjera të kënaqësisë që vetëm ai i njeh, siç raportojnë mediat rumune. E ka marrë për t’i bërë masazh? Na thuaj moj zonjë për çfarë kanë paguar 7 mijë euro në muaj shqiptarët, për çfarë e ka këshilluar ai kryeministrin?.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura