Kryeministri Edi Rama është drejt një mandati të tretë. Ndërkohë që rezultatet paraprake e shpallin fitues, sot ka njoftuar se do të zhvillohet një miting në sheshin “Skënderbej”.
Rama e ka quajtur takimin “përqafimi i fitores”, ndërsa fton qe pjesemarres te jene deputete dhe patronazhiste.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama
Nga rezultatet e deritanishme, Rama dhe PS marrin 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 deputete.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al