Përshkallëzohet kriza Turqi- Gjermani, ja çfarë ka ndodhur tani

Jun 5, 2017 | 15:22
SHPËRNDAJE

Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka njoftouar se Kryeministri turk Binali Yildirim ka anuluar takimin e planifikuar me ministrin e jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, si pasojë e programeve intensive të z. Yildirim. Sipas njoftimit të dhënë nga zyra e marrëdhënieve me mediat në Kryeministri, takimi mes kryeminstrit turk, Yildirim me ministrin e jashtëm gjerman, Gabriel, ishte planifikuar në orën 12:30.

kryeministri turk

Programet e tjera të Kryeministrit turk

Kryeministri Binali Yildirim sot në orën 14:30 pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e cila do të zhvillohet në Kompleksin Presidencial nën kryesimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Z. Yildirim do të shtrohet për iftar me deputët pjesëmarrës në Congresium’da 22-26

Gabriel: Trupat gjermane duhet të tërhiqen nga Inxhirliku

Bisedimet midis Ministrit të Jashtëm gjerman Gabriel me homologun e tij turk, Çavusoglu, nuk i kanë dhënë zgjidhje krizës për bazën ushtarake në Inxhirlik, për më tepër ka përshkallëzuar krizën mes dy vendeve duke u bërë shkas dhe për anulimin e takimit të ministrit të Jashtëm gjerman me Kryeministrin turk. Gabriel pohoi se ushtarët gjermanë mund të tërhiqen nga Inxhirliku.

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homolugut gjerman, Sigmar Gabriel për të arritur një marrëveshje mbi mundësinë e vizitës që do t’u bëhej nga deputetët gjermanë ushtarëve gjermanë në bazën e Inxhirlikut, nuk ka rezultuar pozitiv. Ministri turk u shpreh se ky vendim është marrë pasi Gjermania nuk ka përmbushur kërkesat tona në lidhje me PKK dhe anëtarët e Lëvizjes Gylen. Ndërsa Gabriel tha se ushtarët gjermanë do të duhet të largohen nga Inxhirliku.

thumbnail_gabriel cavusoglu

Në lidhje me kërkesën e delegacionit gjerman për të vizituar bazën ushtarake në Inxhirlik, ministri i Jashtëm i Turiqisë ka theksuar se momentalisht është e pamundur të realizohet diçka e tillë, por ata janë të lirë të vizitojnë bazën tjetër të NATO-s, atë në Konya. Ministri turk duke ftuar Gjermaninë në hedhjen e hapave të përbashkët, qartësoi se më vonë mund të lindë mundësia e vizitës për bazën në Inxhirlik.

“Turqia duhet ta ketë të qartë se, për arsye politike të brendshme që ka, nuk mund të bllokojë vizitat për deputetët gjermanë. Turqia duhet të kuptojë se në këtë situatë, ne duhet t’i transferojmë ushtarët gjermanë jashtë Inxhirlikut “, tha Gabriel pas bisedimeve me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.

Gjermania tani pritet të lëvizë trupat dhe avionët e saj për të vazhduar operacionet anti-ISIS nga një vend tjetër, me gjasë që do të jetë Jordania. Qasja parlamentare ndaj trupave ushtarakë është një

çështje e ndjeshme në Gjermani. Sipas kushtetutës së vendit të pasluftës, ushtria e saj është nën komandën e parlamentit, dhe jo të qeverisë – një masë e projektuar për të parandaluar çdo përsëritje të krimeve të periudhës naziste. Mosmarrëveshja duket se është serioze në një seri rrethanash që kanë kapur marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë në muajt e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura