Përurohet busti i babait të Mitsotakis/ Rama përshëndet në greqisht, batuta me kryebashkiakun e Dropullit: Që t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën

Oct 27, 2023 | 10:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull.

Kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht.

Kryeministri nuk kurseu as batutat me kryetarin e bashkise Dropull, Dhimitraq Toli i cili mbante çadrën, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.

Sheshi i Derviçanit do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.

“Busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura