Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e Inagurimit dhe Bekimit të bustit të Papa Shën Gjon Palit të II në mjediset e një prej universiteteve private në Tiranë. Duke vlerësuar figurën e tij, Kreu i Shtetit u shpreh se Papa na çliroi nga komunizmi.
“Jam i lumtur që marr pjesë dhe nuk mund të mungoja sot në këtë ceremoni pasi për ne Papa Gjon Pali është “Papa i lirisë” dhe i çlirimit nga murtaja më e rrezikshme që ka njohur kjo tokë, që ishte komunizmi. Shpesh thonë që Enver Hoxha ishte stalinist, por për përndjekjen ndaj fesë ia kaloi dhe Stalinit. Këtë më mirë nga kushdo e dinë të gjithë shqiptarët, por e di edhe kleri katolik. Por falë Zotit edhe në drejtimin e Papës të tij së paharruar, Shqipëria u rikthye në rrugën e lirisë dhe në rrugën e Zotit dhe do të vazhdojë kështu përgjithmonë”, u shoreh Presidenti Ilir Meta.
Bekimi i bustit të Papa Shën Palit të II u dha nga Arqipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës. Imzot George Frendo. Papa Vojtila është Papa i parë që vizitoi Shqipërinë post-komuniste në vitin 1993.
Sot, në përurimin e bustit të Papa Vojtilës dhe kremtimin e 100-vjetorit të lindjes së tij, sjellim në vëmendjen tonë, momentet e paharruara dhe emocionuese ku sapo ai zbriti në tokën shqiptare, e puthi dhe e bekoi atë.
Vizita e tij, ringjalli shpresën e besimit dhe shpresën për të ardhmen e popullit shqiptar, i cili kishte fituar lirinë, pas viteve të gjata të diktaturës. Nga sheshi “Skëndërbej” Ati i Shenjtë, iu drejtua shqiptarëve me një fjalim historik; “Ty o popull fisnik shqiptar, në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, të një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund dhe të errët të një diktature dhe ateizmi mbytës. Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin, të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”. u shpreh shënjteria e tij nga Tirana në prill të vitit 1993.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al