Pësoi goditje nga i nxehti, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar. Policia greke arreston prindërit e të riut

Jul 15, 2024 | 11:21
SHPËRNDAJE

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, 14 korrik, në Greqi, pasi thuhet se pësoi goditje nga i nxehti.

asthenoforo_maketa-1.jpg-1

23-vjeçari, i cili raportohet se ishte një person me aftësi të kufizuara jetonte me familjen e tij në Amarinthos, Evia, dhe prindërit e tij kishin një dyqan ushqimor në zonë.

I riu mësohet se u dërgua në spitalin e Halkidës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash 23-vjeçari ka pësuar goditje nga nxehtësia, megjithatë burime policore thanë për mediat greke se prindërit e tij janë arrestuar për hetime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura