“Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës”- Gazetarja: Tani ka nisur lufta!

Jul 25, 2022 | 14:38
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend, në emisionin “Pikat mbi i” në News24.

Lidhur me masakrën e Fushë Krujës, gazetarja e cilësoi si ‘pika e vlimit’.

Klodiana Lala: Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë.

Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës. Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta.

Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë.

Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itenerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura