Pini këtë pije për të pasur bark të sheshtë brenda një jave

Mar 16, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Të gjithë duan një trup të rregullt, bark të sheshtë dhe forma të rrumbullakosura, por kjo nuk arrihet edhe aq lehtë. Përveçse zgjedhjes me kujdes të ushqimit, kërkon edhe aktivitet fizik të vazhdueshëm. Nëse vuani nga kilet e tepërta në zonën e barkut, kjo pije do t’ju ndihmojë t’i eleminoni në një kohë shumë të shkurtër.

1 (2)

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë

1 filxhan lëng qitro

2 lugë çaji uthull molle

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit vendosini në një blender derisa të krijohet një përzierje homogjene. Për një javë rresht, pini nga një gotë përpara se të hani drekë ose darkë. Pija funksionon më së miri, për shkak të përbërësve dhe vlerave ushqyese të tyre. Qitro është një frut me pak kalori dhe përmban rreth 2 gramë fibra. Sipas studimeve, ngrënia e një gjysme qitro në ditë mund të përshpejtojë procesin e djegies së yndyrës dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt.

Uthulla e mollës përmirëson tretjen tuaj dhe zvogëlon kohën e kalimit të yndyrnave, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit. Mjalti përmban sheqer natyral, vitamina të dobishme si dhe minerale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura